Sabatini bën tifozët të ëndërrojnë: Diego Costa? Mrekullitë mund të ndodhin

by admin
Spread the love

“Mrekullia mund të ndodhë”. Këto janë fjalët e Ëalter Sabatinit që kanë bërë tifozët e Salernitanës të ëndërrojnë. I pyetur nga TuttoSalernitana.com, drejtori sportiv i klubi nga Salerno nuk e ka përjashtuar mundësinë e transferimit të spanjollit në Serie A.

“Diego Costa? Më lejoni t’ju tregoj premisat. Ju garantoj se ka më shumë lajme të rreme në merkato sesa të vërteta. Sot bëmë një takim me presidentin dhe gjatë mbledhjes dolën në pah disa emra për merkaton”, tha Sabatini.

Megjithatë, surprizën drejtori sportiv e mbajti për në fund: “Diego Costa është diçka në lëvizje. Ndoshta mrekullia mund të ndodhë, por tani që po flasim nuk ka ndodhur ende. Për këtë arsye nuk mund ta konfrimoj këtë gjë”. /oversport.tv

You may also like