Sa shumë ndryshime para Estonisë/ Kuqezinjtë nisin përgatitjet, 19 lojtarë në dispozicion të Rejës

by admin
Spread the love

Kombëtarja Shqiptare ka nisur përgatitjet për takimin e fundit të këtij muaji, miqësoren me Estoninë, që do të luhet në datën 13 qershor në “Air Albania”.

Ndërsa, me ekipin janë bashkuar edhe pesë lojtarët e rinj të ftuar së fundmi, Arbnor Muçolli, Jon Mersinaj, Enis Çokaj, Simon Simoni dhe Kevin Haveri. Anësori i majtë është pjesë e Riminit, teksa për 20-vjeçarin ka interesim konkret nga klubi i Torinos.

Ndryshimet janë bërë në mënyrë që stafi teknik dhe t’u japë minuta loje futbollistëve që nuk janë aktivizuar në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, si edhe për të provuar sa më shumë të rinjtë.

Pas humbjes 2-1 me Izraelin në mbrëmjen e së premtes, skuadra kuqezi ka zbritur në kompleksin Tropikal pasditen e së shtunës, me skuadrën që është ndarë në dy grupe.

Futbollistët titullarë kanë ndjekur një seancë rehabilitimi, ndërsa lojtarët e bashkuar me skuadrën këtë fundjavë dhe ata që nuk patën hapësira ose patën një minutazh të reduktuar, morën ngarkesën e plotë.

Me vetëm 1 pikë në dy ndeshje, rezultatet e dy ndeshjeve të para të Ligës së Kombeve ishin shumë larg pritshmërive, diçka që reflektohej dhe nga situata në kampin kuqezi, që i mungon atmosfera e para ndeshjes me Izraelin.

Lista e lojtarëve që do të jenë prezent për ndeshjen ndaj Estonisë 

Elhan Kastrati
Gentian Selmani
Simon Simoni
Frederic Veseli
Elseid Hysaj
Enea Mihaj
Erjon Hoxhallari
Kevin Haveri
Amir Abrashi
Ylber Ramadani
Taulant Seferi
Myrto Uzuni
Giacomo Vrioni
Armando Broja
Enis Çokaj
Jon Mersinaj
Arbnor Muçolli
Endri Çekiçi
Ermir Lenjani/ Super Sport


Top Channel

You may also like