Sa operacione plastike ka bërë Marina Vjollca? Ja si përgjigjet moderatorja

by admin
Spread the love

Marina Vjollca është një nga moderatoret më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar. Prej më shumë se një dekade, ajo është pjesë e ekranit dhe në qendër të mediave rozë dhe opinionit publik.

E për këtë arsye, moderatorja është e komentuar shpeshherë jo vetëm për jetën e saj personale dhe profesionale, por edhe për operacionet dhe ndërhyrjet e ndryshme estetike.

Së fundmi Marina Vjollca ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit ku njëri prej tyre e ka pyetur nëse ka operacione plastike. Marina është përgjigjur se operacione plastike nuk ka asnjë, ndërsa ndërhyrje ka vetëm një dhe janë dhëmbët.

“Asnjë! Dhe e di që s’besojnë. E vetmja ndërhyrje, janë dhëmbët”, shkruan Marina Vjollca në përgjigjen e saj në rrjete sociale.

You may also like