Rustemi në “Intervistë në Shenja”: I siguroj qytetarët se koridori 8 do të ndërtohet në kohë

by admin
Spread the love




Drejtori i ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi në emisionin “Intervistë në Shenja”, i siguroi qytetarët se koridori 8 do të ndërtohet në kohën në të cilën është parashikuar në marrëveshjen me “Bechtel dhe Enkan”.

“Unë jam i bindur se koridori 8 dhe ju siguroj juve dhe të gjithë qytetarëve se koridori 8 dhe koridori 10 d do të ndërtohet. Dhe do të ndërtohet në kohën në të cilën e kemi parashikuar në bazë të marrëveshjes të cilën e kemi lidhur “Bechtel dhe Enkan”. Garancë më e fuqishme për ndërtimin e këtij koridori është vet konsorciumi “Bechtel dhe Enka”, u shpreh Rustemi. /SHENJA/


You may also like