Rusia merr një tjetër goditje! Tajvani parandalon eksportin e mallrave të teknologjisë së lartë për qëllime ushtarake

by admin
Spread the love

Ministria e Ekonomisë e rajonit të Tajvanit njoftoi sot se ka zgjeruar listën e mallrave të sanksionuara për Rusinë dhe aleatin e saj Bjellorusi.

Zgjerimi i sanksioneve erdhi si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës, me qëllim parandalimin e përdorimit të mallrave të teknologjisë së lartë të Tajvanit për qëllime ushtarake.

Tajvani e ka dënuar sulmin e Rusisë dhe i është bashkuar tashmë sanksioneve perëndimore, megjithëse kjo është kryesisht simbolike pasi Taipei ka shumë pak tregti të drejtpërdrejtë mallrash me Rusinë, raporton Reuters.

Duke njoftuar raundin e fundit të sanksioneve, ministria e ekonomisë e Tajvanit tha se masa ishte bërë “për të parandaluar eksportin e mallrave tona të teknologjisë së lartë për qëllime ushtarake”.

Lista përfshin pajisje për prodhimin e gjysmëpërçuesve, në prodhimin e të cilave rajoni është lider botëror, si dhe disa kimikate dhe ilaçe, që kishin për qëllim ndikimin në industrinë e çipave.

Sanksionet e reja janë në përputhje me ato të shpallura tashmë nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera.


Top Channel

You may also like