RUSI – Zgjerohet deficiti buxhetor me rënien e të ardhurave nga energjia

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MOSKË, 6 shkurt /ATSH/- Rënia e të ardhurave nga energjia dhe rritja e shpenzimeve e shtynë buxhetin federal të Rusisë në një deficit prej 1.76 trilion rubla (24.78 miliardë dollarë) në janar, pasi sanksionet dhe kostoja e operacionit ushtarak të Moskës në Ukrainë zvogëluan perspektivat e ekonomisë.

Duke cituar të dhënat paraprake, Ministria ruse e Financave tha se në janar, të ardhurat nga nafta dhe gazi ishin 46,4% më të ulëta (426 miliardë rubla) krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, si rezultat i vëllimeve më të ulëta të eksporteve të gazit natyror.

Në përgjithësi, të ardhurat buxhetore për muajin ranë me 35,1%, ndërsa shpenzimet ishin 58,7% më të larta në janar 2023, (3.12 trilion rubla), më shumë se 10% e planit të shpenzimeve të plota.

Moska mbështetet në të ardhurat nga nafta dhe gazi, (rreth 11.6 trilion rubla vitin e kaluar), për të financuar shpenzimet e saj buxhetore dhe është detyruar të fillojë të shesë rezervat ndërkombëtare të FX për të mbuluar deficitin i krijuar nga kostoja e konfliktit në Ukrainë.//a.i/

 

 

 

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like