RUSI – Putin: Sulmi terrorist u krye nga islamikët radikalë

by admin
Spread the love



MOSKË, 25 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi se një sulm terrorist jashtë Moskës që vrau gati 140 njerëz “u krye nga islamikët radikalë”.

Putin kishte sugjeruar më parë se Ukraina mund të kishte ndonjë lidhje me sulmin e përgjakshëm terrorist, pa dhënë asnjë provë, ndërsa zyrtarët ukrainas kanë mohuar me forcë çdo lidhje me sulmin.

Në një përmbledhje të sulmit, Putin tha edhe një herë se sulmuesit e supozuar u kapën ndërsa përpiqeshin të iknin në Ukrainë.

Putin shtoi se ”tani është e nevojshme të sqarohet pse terroristët donin të iknin në Ukrainë pas aktit të përgjakshëm dhe kush i priste ata atje”.

Një degë e grupit terrorist të Shtetit Islamik, me bazë në Afganistan dhe Pakistan, mori përgjegjësinë për sulmin brutal në sallën e koncerteve ”Crocus City Hall” të premten në mbrëmje dhe publikoi video të të shtënave masive duke forcuar pretendimin e tyre./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakUKRAINË – Kievi: Që nga fillimi i luftës kemi rrëzuar 2 000 raketa ruse


You may also like