RUSI – Putin: Sanksionet kundër Rusisë nuk kanë funksionuar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

SHEN PETERSBURG, 17 qershor /ATSH-ANSA/ – Fjalimi i presidentit rus Vladimir Putin në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut (SPIEF) është shtyrë me një orë “për shkak të një sulmi kibernetik në faqen e internetit të forumit, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“SHBA mendon se është e vetmja qendër në botë”, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin.

“Perëndimi minon qëllimisht themelet ndërkombëtare në emër të iluzioneve të tyre gjeopolitike”, saktësoi presidenti rus, por “epoka e rendit botëror unipolar ka marrë fund, pavarësisht të gjitha përpjekjeve për ta ruajtur atë me çdo mjet”.

Sanksionet kundër Rusisë “janë marrëzi dhe të pamatur, qëllimi i tyre është të shtypin ekonominë e Federatës Ruse, por ato nuk kanë funksionuar”, theksoi Putin në fjalimin e tij në Spief në Shën Petersburg.

”Situata aktuale në Evropë do të çojë në një valë radikalizmi dhe përfundimisht në një ndryshim të elitës. Qëllimi aktual i rusofobisë përfaqëson një përpjekje për të izoluar dhe “zhdukur” një Rusi rebele ndaj Perëndimit”, shtoi ai. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like