RUSI – Putin: Paqja bëhet e mundur vetëm me një Ukrainë të demilitarizuar dhe neutrale

by admin
Spread the love



MOSKË, 14 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se qëllimet e vendit të tij në luftën kundër Ukrainës mbeteshin të njëjta, Ukraina duhet të jetë një vend i demilitarizuar dhe neutral që heq dorë nga anëtarësimi në NATO.

Putin i bëri komentet gjatë konferencës së tij për shtyp në Moskë, si një ofertë për Perëndimin dhe me një thirrje për kapitullimin e Ukrainës.

”Paqja do të vijë kur të kemi arritur qëllimet tona”, tha Putin.

Megjithatë, udhëheqësi rus tha se një mobilizim i ri i pjesshëm nuk ishte i nevojshëm për luftën.

Numri i vullnetarëve do të arrijë në gjysmë milioni ushtarë me kontratë deri në fund të vitit, me 1 500 të shtuar çdo ditë.

Putin vlerësoi faktin se 300 000 trupat e tërhequr pas mobilizimit të pjesshëm të diskutueshëm të vitit të kaluar kishin dhënë rezultate të shkëlqyera./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBalluku: KE, 62 milionë euro grant për ndërtimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë


You may also like