RUSI – Putin fton Xi në një vizitë shtetërore në pranverë

by admin
Spread the love

MOSKË, 30 dhjetor /ATSH-DPA/- Presidenti rus, Vladimir Putin ka ftuar liderin kinez, Xi Jinping për një vizitë shtetërore në Moskë, në pranverë.

“Vitin e ardhshëm, shkëmbimi intensiv dypalësh do të vazhdojë, nuk kam asnjë dyshim për këtë. Dhe ne do të gjejmë një mundësi për t’u takuar personalisht”, tha Putin në një videotelefonatë me Xi.

Putin ishte në Pekin në fillim të këtij viti për Lojërat Olimpike Dimërore dhe të dy u takuan për herë të fundit në një samit në Uzbekistan, në vjeshtë.

Kina, ndryshe nga shtetet perëndimore, nuk e ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka ekspozuar dobësitë ushtarake të Moskës dhe Kina mund të japë një zgjidhje.

Për muaj të tërë, Rusia po lufton me mungesat në rritje të pajisjeve dhe municioneve. Sipas informacioneve të SHBA-së, Moska ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Koreja e Veriut dhe Irani.

Kina mund të ofrojë pajisje shumë më tepër dhe të mira, por deri më tani nuk ka sinjale nëse Pekini dëshiron të përfshihet në konflikt.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like