RUSI – Peskov: Përjashtimi nga G20 nuk do të ishte ‘fatal’

by admin
Spread the love

MOSKE, 25 mars /ATSH-DPA/- Qeveria ruse ka reaguar me qetësi relative ndaj kërkesës për përjashtimin e Moskës nga grupi i shteteve të mëdha të industrializuara të G20.

“Formati i G20 është i rëndësishëm”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

”Megjithatë, tha ai, një përjashtim “nuk do të ishte fatal” për momentin. shumica e anëtarëve të G20 janë ende duke zhvilluar një luftë ekonomike kundër Rusisë”, shtoi ai.

”Moska ishte e gatshme të merrte pjesë në takime, dhe donte gjithashtu të vendoste kontakte dhe marrëdhënie të reja”, shtoi ai.

Një ditë më parë, presidenti amerikan Joe Biden u shpreh në favor të përjashtimit të Rusisë nga G20. Qeveria gjermane gjithashtu e konsideron një përjashtim joreal. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like