RUSI – Moska: Furnizimet me gaz përmes “Nord Stream 2” mund të rifillojnë

by admin
Spread the love

MOSKË, 5 tetor /ATSH-DPA/- Moska njoftoi sot se furnizimet me gaz përmes “Nord Stream 2” mund të rifillojnë së shpejti.

“Përsa i përket “Nord Stream 2”, deri më tani, sipas vlerësimit paraprak, ky gazsjellës është në gjendje të përshtatshme teknikisht”, tha ministri rus i Energjisë, Alexander Novak.

Novak njoftoi rifillimin e furnizimeve me gaz në Evropë përmes “Nord Stream”, ndërsa bëri thirrje që Rusia të niste hetimet për dëmet që ishin shkaktuar në fund të muajit të kaluar.

Shpërthime të fuqishme u regjistruan nga monitoruesit nënujorë, më 26 shtator. Ne det mund të shihej rënia e presionit në gazsjellësit “Nord Stream 1” dhe “Nord Stream 2”, dhe flluskat.

Gazi natyror, i përbërë kryesisht nga metani që ngroh planetin, po rridhte me shpejtësi, edhe pse asnjë nga gazsjellësit nuk ishte në funksion në mes të një ndërprerjeje energjie midis BE-së dhe Rusisë.

Incidentet e pashpjegueshme janë ende duke u hetuar dhe vijnë mes tensioneve të larta midis Evropës dhe Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Rrjedhjet ndodhën në Zonat Ekskluzive Ekonomike të Suedisë dhe Danimarkës. Të dy vendet kanë kryer hetime dhe kanë mbyllur ujërat e prekura.

Dëmi është konsideruar gjerësisht si nje sabotim nga Perëndimi, ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin ka fajësuar SHBA-në dhe Britaninë e Madhe se të dy vendet janë përfituesit kryesorë të sabotimit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like