RUSI – Ministria e Jashtme dëbon gazetarin bullgar

by admin
Spread the love

MOSKË, 3 nëntor /ATSH-DPA/  -Ministria e Jashtme ruse i hoqi sot akreditimin gazetarit bullgar, Angel Grigorov dhe e dëboi atë nga vendi, sipas një njoftimi për shtyp të ministrisë.

Vendimi erdhi si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj dëbimit të një përfaqësuesi të shtypit rus nga Bullgaria i dyshuar për spiunazh.

Media bullgare raportoi se Grigorov ishte informuar për dëbimin e tij.

Të mërkurën, Aleksandr Gazak, një korrespondent për gazetën qeveritare ruse “Rossiyskaya Gazeta” dhe i akredituar në Sofje, u largua nga Bullgaria pasi autoritetet bullgare të sigurisë e akuzuan atë për rrezikimin e sigurisë kombëtare të vendit.

Angelov, korrespondent i radios shtetërore bullgare në Moskë, u thirr në Ministrinë e Jashtme ruse. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova kërcënoi se do të merrte masa.

Marrëdhëniet po bëhen gjithnjë e më të tensionuara midis Moskës dhe Bullgarisë, pasi kjo e fundit është një mbështetëse e Ukrainës, e cila po i nënshtrohet një pushtimi në shkallë të plotë nga forcat e Kremlinit, i nisur në shkurt 2022.

Shtatëdhjetë diplomatë rusë dhe punonjës të ambasadës në Sofje u dëbuan pas dyshimeve për spiunazh në vitin 2022.

Në shtator, kleriku i lartë i kishës ruse në Sofje, i cili është gjithashtu përfaqësues i Kishës Ortodokse Ruse, u desh të largohej nga vendi për shkak të akteve të supozuara që bien ndesh me sigurinë dhe interesat e Bullgarisë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like