RUSI – Kremlini: Putini shtyn takimin me Erdoganin në Turqi

by admin
Spread the love

MOSKË, 26 shkurt /ATSH-DPA/- Presidenti rus, Vladimir Putin ka shtyrë një udhëtim të planifikuar në Turqi për t’u takuar me presidentin Recep Tayyip Erdogan deri pas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale ruse, tha sot Kremlini.

“Presidenti ka një orar të plotë dhe intensiv deri në zgjedhje, dhe presidenti turk Erdogan është gjithashtu shumë i ngarkuar”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pasi u pyet për udhëtimin, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.

“Megjithatë, përgatitjet për takimin, të planifikuar fillimisht për në shkurt, vazhdojnë”, shtoi ai.

Zgjedhjet presidenciale të Rusisë do të zhvillohen në mars, ndërsa Putini pritet gjerësisht të konfirmohet në detyrë për gjashtë vite të tjera.

Vizita në Turqi do të ishte udhëtimi i parë i Putinit në një vend anëtar të NATO-s që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Putini, kundër të cilit është lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë për krime të dyshuara lufte në Ukrainë, rrallë udhëton jashtë vendit.

“Putin dhe Erdogan zhvilluan sot një bisedë telefonike me rastin e 70-vjetorit të ditëlindjes së presidentit turk”, sipas Kremlinit.

“Presidenti rus vlerësoi përkushtimin e Erdoganit ndaj marrëdhënieve turko-ruse”, tha ai.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like