RUSI – Asistencë sociale për refugjatët ukrainas që ikin nga lufta

by admin
Spread the love

MOSKË, 28 gusht /ATSH-DPA/- Refugjatët nga Ukraina që kanë ikur në Rusi për t’i shpëtuar luftës do të marrin përfitime mujore përmes asistencës sociale falë një dekreti të nënshkruar sot nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Pensionistët do të marrin 10,000 rubla (165 dollarë) në muaj ndërsa gratë do të marrin një pagesë prej 20,000 rubla për lindjen e një fëmije.

“Refugjatët e detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës kanë të drejtë të përfitojnë”, sipas dekretit.

Miliona banorë po largohen, zhvendosen brenda Ukrainës ose po përpiqen të arratisen në vende të tjera nga Evropa në Rusi, për shkak të luftës së nisur nga Moska kundër Ukrainës në muajin shkurt.

“Rreth 3.2 milionë refugjatë kanë mbërritur në Rusi deri në fillim të gushtit”, sipas autoriteteve ruse, megjithëse shifra nuk mund të verifikohet.

Qeveria ukrainase ka akuzuar vazhdimisht Moskën për deportimin e ukrainasve dhe mbajtjen e tyre në kampe speciale.

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë vënë në dukje edhe faktin se ukrainasit janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për në Rusi, gjatë evakuimeve dhe korridoreve të sigurta.

Ukrainas të tjerë kanë lënë vendin e tyre për të jetuar me të afërmit në Rusi.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like