RUSI – Aleatët e Kremlinit bashkohen për të emëruar kandidaturën e Putinit në zgjedhjet e marsit ​

by admin
Spread the love

MOSKË, 16 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një grup politikanësh, sportistësh dhe artistësh të mbështetur nga Kremlini propozuan sot presidentin rus Vladimir Putin për rizgjedhje, tre muaj përpara votimit.

“E ashtuquajtura nisma e zgjedhësve e emëroi Putinin unanimisht si kandidat për zgjedhjet që do të mbahen më 17 mars”, njoftuan mediet shtetërore ruse.

Hapi tjetër është që të mblidhen nënshkrimet përpara përfundimit zyrtar të nominimit, megjithëse kjo shihet si një formalitet i thjeshtë në Rusi, ku opozita është e kufizuar dhe mes akuzave të përhapura për manipulim.

Putin, 71 vjeç, shpalli kandidaturën e tij tetë ditë më parë ashtu siç pritej.

Ai pritet të fitojë zgjedhjet për një mandat të pestë në detyrë pasi shtyu një ndryshim në kushtetutë në vitin 2020. Autoritetet pritet të bllokojnë çdo kandidat të rëndësishëm të opozitës.

Putin zyrtarisht po bën fushatë si i pavarur, por mbështetet në veçanti nga partia e Kremlinit “Rusia e Bashkuar”.

Zgjedhjet po zhvillohen me shumë kundërshtarë politikë në mërgim jashtë vendit ose në burgje në Rusi.

Shumë rusë shihet se e pranojnë pikëpamjen e Putinit se ai po i mbron ata nga armiqtë e Rusisë në Perëndim, veçanërisht përmes luftës në Ukrainë.

Stafi i politikanit të opozitës të burgosur, Alexei Navalny ka nisur një fushatë duke u bërë thirrje rusëve të votojnë për çdo kandidat tjetër përveç Putinit.

Vëzhguesit ankohen se zgjedhjet e ndershme kanë pushuar së ekzistuari prej kohësh në Rusi. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like