Rugova: Prishtina do të bëhet Qytet i sportit

by admin
Spread the love

Drejtori për sport në komunën e Prishtinës, Granit Rugova, zotohet se do të luftojë me gjithë arsenalin që ka, për të bërë Prishtinën qytet të sportit.

Rugova nuk ndalet duke punuar, me synim që t’ju krijojë sado kudo kushte sa më të mira në infrastrukturë klubeve kryeqytetase.  

“Shpërblyem më të mirët e vitit 2022!

Mbrëmë, në një ceremoni të veçantë, kemi shpërblyer më të mirët e Kryeqytetit për vitin 2022.

Jam tejet i lumtur dhe krenar me suksesin e arritur të të gjithë këtyre sportistëve dhe klubeve të mrekullueshme, të cilat, përtej të gjitha sfidave, po synojnë dhe ndjekin rezultatet kulminante.

Si Drejtori për Sport, do të bëjë gjithçka që është e mundur për të përmirësuar infrastrukturën sportive të kryeqytetit, për të gjitha klubet, që ato të kenë mundësi të përmbushin potencialin e plotë të sportistëve të tyre.

Falënderoj bashkëpunëtorët, jurinë, sportistët, klubet për një vit tejet të suksesshëm. 

Megjithatë, më e mira është përpara nesh. Andaj, mos u ndalni në kërkim të sukseseve dhe madhështisë.

Prishtina do të bëhet Qytet i Sportit. Në këtë mision, ju ftoj të gjithëve që të bashkoheni me ne dhe ta jetësojmë sa më parë”, ka shkruar Rugova në profilin e tij në facebook.

You may also like