rrugëtimi nisi nga Shqipëria – Shqip

by admin
Spread the love

Një sasi e madhe droge u sekuestruar një natë më parë në Kosovë, pikërisht në Konushefc të Podujevës.

“Droga dyshohet se ka origjinë nga Shqipëria dhe ka kaluar përmes Prizrenit në Podujevë. Ka pasur destinim final vendet e BE-së”, tha policia kosovare në konferencë për mediat.

Mësohet se përveç 91 kg drogë të llojit marihuanë, në Konushefc janë konfiskuar edhe një Audi me targa gjermane, një Golf 4 me targa austriake, si dhe dy makina të tjera e mbi 650 euro.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, ndërsa në kërkim janë edhe tre të tjerë. /tesheshi.com/

You may also like