Rrufeja e mbyt 34 vjeçarin në Rahovec

by admin
Spread the love

Dy persona janë goditur nga rrufeja derisa ishin duke punuar në fshatin Zatriq të komunës së Rahovecit.

Si pasojë e kësaj njëri nga ta e ka humbur jetën, ndërsa tjetri ka mbetur i lënduar.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se viktima është i moshës 34 vjeçare.

Ai theksoi se personi i lënduar i moshës 28 vjeçare është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare, dhe se është jashtë rrezikut për jetën

“Me datë 06.06.2022 në ora 15:55, përmes thirrjes emergjente 112, Stacioni Policor-Rahovec është njoftuar se në fsh. Zatriq-Rahovec si pasojë e kushteve atmosferike dy persona (shtetas turk), derisa kishin qenë duke punuar, dyshohet të jenë goditur nga rrufeja. Patrullat policore së bashku me autoambulancë kanë dal në vendin e ngjarjes. Njëri nga viktimat (lindur në vitin 1988) është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, atje mjeku kujdestar ka konstatuar vdekja e tij. Ndërsa viktima tjetër (lindur në vitin 1994) fillimisht është dërguar në QKMF në Malishevë dhe pastaj në QKUK-Prishtine. Sipas mjekut kujtestar në QKUK gjendja e viktimës në fjalë është jashtë rrezikut për jetë. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet relevante të policisë si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, sipas të cilit është inicuar rast Hetim i Vdekjes” – theksoi ai.

You may also like