Rrjeti francez BFMTV shkarkon prezantuesin kryesor pas skandalit të dezinformacionit të infiltruar (fotot)

by admin
Spread the love

Stacioni më i ndjekur i lajmeve në Francë, BFMTV, ka pezulluar një nga prezantuesit më të vjetër të tij dhe ka nisur hetime të brendshme mbi burimet e disa lajmeve, të lidhura me një entitet dezinformacioni nga Izraeli të quajtur “Team Jorge”.

Rachid M’Barki, lexues lajmesh në BFMTV që prej nisjes së stacionit në 2005, është pezulluar dhe po hetohet tashmë për një seri lajmesh të publikuara në edicionet e programit të tij ‘Le journal de la nuit’.

Pezullimi erdhi pasi anëtarët e grupit izraelit ‘Team Jorge’ sugjeronin se grupet e tyre i kishin dhënë fshehtësisht BFMTV lajmin investigativ për skandalin e industrisë së jahteve në Monaco, mes te tjerave.

Lajmi i vitit të kaluar sugjeronte se sanksionet e vendosura ndaj oligarkëve rusë po dëmtonin rëndë industrinë e jahteve në principatën e Mesdheut.

Kur një gazetar i kërkoi BFMTV të dinte burimin e këtij dhe disa temave të tjera investigative, M’Barki u pezullua.

Stacioni tha në një deklaratë  se lajmet ne fjale nuk po kalonin në procedurat e zakonshme editoriale të verifikimit.

Grupi i njohur si “Team Jorge” shet shërbime informacioni me anë të hakerimit, si ndaj klientëve politikë apo të bizneseve që duan të ushtrojnë influencë në fushatat e tyre mediatike, shkruan britanikja The Guardian.

Ekspozimi i tyre u bë nga vetë rrjeti britanik dhe nga një konsorcium gazetarësh me në krye OJQ-në franceze ‘Forbidden Stories’.

Tal Hanan, ish operativ i forcave speciale izraelite, që përdor pseudonimin “Jorge”

Kreu i njësisë, Tal Hanan, ish operativ i forcave speciale izraelite, që përdor pseudonimin “Jorge”, është filmuar duke u mburrur për aftësitë e manipulimit të mediave dhe përhapjes së propagandës, me anë të gazetarëve të infiltruar që hiqen si klientë të mundshëm.

Në një prej takimeve të filmuara fshehtësisht, Hanan u tha gazetarëve se historitë e tij publikoheshin në Francë, dhe më pas u tregoi videon.

Nuk është e qartë nëse ‘Team Jorge’ është përgjegjës për të gjitha lajmet problematike të BFMTV, nëse i sajonin ato, apo për llogari të kujt.

Por ka qenë rrjeti Politico, që raportoi i pari  për hetimet në BFMTV, për rreth dymbëdhjetë histori të dyshimta lajmesh.

Në nj ëdeklaratë gazetarët e BFMTV, duke kërkuar të mbrojnë integritetin e raportimeve të tyre thonin se dënonin “ndërhyrjet e dyshimta të një gazetar i rrjetit tonë”, duke shtuar se shpresonin që hetimi të zbulojë sesi dezinformacionet ishin transmetuar.


Top Channel

You may also like