Rritja e rrogës ka sjellë edhe rritjen e shportës, duke i lënë familjet me më pak të holla për t’i mbuluar harxhimet – Shqip

by admin
Spread the love

Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA ka bërë analizë të pagës mesatare dhe shportës konsumatore për periudhën 2012-2023.

Analizat tregojnë që paga mesatare në dy vitet e fundit ka shënuar rritjen më të madhe në 11 vitet e fundit, ku në vitin 2022 ajo u rrit për 11.46% ndërsa në vitin 2023 për 14.06%. Megjithatë, në anën tjetër shporta minimale konsumatore ka shënuar gjithashtu rritjen më të madhe në 11 vitet e fundit, edhe atë me 18.83% në vitin 2022 dhe 19.89% në vitin 2023. Prandaj, si pasojë e kësaj rritje eksponenciale të shportës minimale konsumatore, në dy vitet është zgjeruar distanca në mes të pagës mesatare dhe asaj konsumatore duke i lënë familjet me më pak të holla për ta mbuluar shportën minimale konsumatore.

Një fakt interesat i parashturar në këtë analizë është se nga gjithsej 83 sub-sektorë ku punojnë njerëzit në Maqedoninë e Veriut, 73 prej tyre kanë paga mesatare më të ulta sesa shporta minimale konsumatore, dhe vetëm 10 prej tyre kanë paga më të larta sesa shporta minimale konsumatore (sa i përket pagës minimale, ky proporcion është 39 sub-sektorë mbi pagën mesatare, 44 nën pagën mesatare).

Numri total i personave që punojnë në sektorët dhe sub-sektorët të cilët kanë paga mesatare më të ulta sesashporta minimale konsumatore është 647,210 të punësuar, apo 96% e të punësuarve, ndërsa vetëm 41,242, apo 6% e të punësuarve punojnë në industritë që kanë paga mesatare më të larta sesa shporta minimale konsumatore. Këto të dhëna janë indikatorë të vështirësive financiare me të cilat përballen të punësuarit në Maqedoninë e Veriut, respektivisht ato familje që kanë vetëm nga një të punësuar.

Sa i përket nivelit të varfërisë, duket ai ka mbetur konstant gjatë kësaj periudhe, me pothuajse 1/3-tën e popullsisë nën pragun e varfërisë, apo gjithsej 451,900 nën pragun e varfërisë në vitin 2020.

Instituti IDEA rekomandon kujdes në interpretimin e rritjes së pagës mesatare si tregues i rritjes së mirëqenies së qytetarëve të punësuar, meqë dukshëm standardi i jetesës ka pësuar rritje disproporcionale në raport me pagën mesatare.

You may also like