Rritet numri i viktimave të tërmetit në Japoni, ende njerëz të mbetur nën rrënoja

by admin
Spread the love

Në Japoni, po shtohet numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit që goditi pjesën perëndimore të vendit.

Mediat lokale thonë se deri më tani 48 persona kanë humbur jetën. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të shpëtojnë njerëzit e bllokuar nën rrënoja, ndërsa moti është tejet i ftohtë.

Tërmeti me magnitudë 7.6 e pati epiqendrën në prefekturën Ishikava, zona që u godit më rëndë nga lëkundjet.

Kryeministrit i Japonisë, Fumio Kishida tha të martën se është njoftuar për dëme të mëdha në zonën bregdetare perëndimore si pasojë e një sërë tërmetesh që tronditën vendin, ditën e vitit të ri.

“Tani që është ulur niveli i paralajmërimit për cunami, do jemi në gjendje të përdorim rrugë transporti detar. Po përdorim çdo rrugë për të dërguar të gjithë ndihmën e nevojshme në zonat e goditura. Po tentojmë të mbledhim të gjithë informacionin e mundshëm, por për shkak të bllokimit të rrugëve është shumë e vështirë të kemi qasje në pjesën veriore të gadishullit Noto”, tha kryeministri Fumio Kishida.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë në zonat e izoluara, në gadishullin e Notos, në prefekturën e Ishikavës, ku dyshohet se shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, ndërsa moti është tejet i ftohtë.

33 mijë banesa në këto zona dyshohet se janë pa energji, ndërsa temperaturat shënojnë nën zero.

Kryeministrit japonez tha se mijëra pjesëtarë të ushtrisë, policisë dhe ekipeve zjarrfikëse janë dërguar për të dhënë ndihmë.

Përmes një deklarate, Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme ofronin të gjithë ndihmën e nevojshme për autoritetet japoneze. Ndërkohë, mediat lokale në Japoni, njoftuan se 5 nga 6 anëtarët e ekuipazhit të një avioni të Rojes Bregdetare humbën jetën pasi u përplasën me një avion të linjës ajrore “Japan Airlanes”.

Përplasja ndodhi në aeroportin e Tokios Haneda. Roja Bregdetare tha se avioni i saj po transportone ndihma për në zonat e goditura nga tërmeti i fuqishëm. Të 379 personat që udhëtonin me linjën “Japan Airlines” mundën t’i shpëtonin mrekullisht zjarrit./VOA


Top Channel

You may also like