Rritet nafta pas sulmeve ndaj grupit rebel Houthi – Shqip

by admin
Spread the love

Çmimet e naftës janë rritur me më shumë se 2%, rreziku më i madh është nëse Irani tërhiqet drejtpërdrejt në konflikt

Çmimet e naftës janë rritur me më shumë se 2% pas sulmeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe pas sulmeve ndaj grupit rebel Houthi.

Nafta në bursën e Londrës dhe atë amerikane u rrit deri në 2.5%, duke arritur në 80 dollarë, nga frika se konflikti mund të zgjerohet. Sulmet erdhën disa orë pasi Irani kapi një cisternë që po shkonte drejt Turqisë në brigjet e Omanit duke e ndezur më tej situatën.

Sekuestrimi i cisternës së naftës nga Irani, i raportuar nga mediat shtetërore lokale si hakmarrje për rrëmbimin e së njëjtës anije vitin e kaluar nga SHBA, ngre perspektivat e rritjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, gjë që mund të ketë një efekt negativ për çmimet e naftës.

Rreziku më i madh për çmimet e naftës është nëse Irani tërhiqet drejtpërdrejt në konflikt, i cili mund të kërcënojë prodhimin në një rajon që prodhon një të tretën e naftës së papërpunuar në botë. Më shumë se 20 milionë fuçi naftë lëvizin çdo ditë në këtë vendkalim të ngushtë, që është e barabartë me rreth një të pestën e konsumit global.

Një rritje e çmimeve të naftës mund të rrisë edhe më shumë inflacionin tanimë të rritur në disa vende të botës. Sulmet nga Huthi të mbështetur nga Irani mbi anijet në Detin e Kuq kanë ndërprerë tregtinë dhe rrjedhën e karburantit në javët e fundit./KlanNews

You may also like