Rrahmani: Më kritikuan se jam shqiptar, shteti im nuk është i famshëm

by admin
Spread the love

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani po shkëlqen ndeshjet e fundit në Serinë A me Napolin, madje edhe shënoi gol në fitoren 4-1 ndaj Saleritanës, shkruan Insporti.com.

Në një intervistë për mediat vendase, e cili pritet të dalë e plotë së shpejti, mbrojtësi, 27-vjeçar, foli për një moment të sezonit të kaluar në ndeshjen me Udinese si mysafir. Në atë ndeshje Rrahmani ishte titullar dhe bëri një gabim që përfundoi në gol për Udinesen.

Ai thotë se më shumë u kritikua për shkak të nacionaltietit të tij se sa për gabimin që bëri.

“Kritikat për gabimin e vitit të kaluar në Udine? Mendoj se ato reagime për mua erdhën si pasojë se jam kosovar. Shteti im nuk është i famshëm dhe ata më harrojnë mua”.

“Kampionati? Nuk dua të flas për të sepse jam bërë supersticioz”.

Rrahmani këtë sezon është shndërruar në titullar të pa diskutueshëm për skuadrën e Napolit nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalleti. /Insporti.com/

You may also like