Rrahmani e vlerëson të rëndësishme miqësoren me Hungarinë

by admin
Spread the love

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës në futboll, Amir Rrahmani e ka vlerësuar si tejet të rëndësishme ndeshjen miqësore me Hungarinë.

Në konferencën për shtyp, Rrahmani ka thënë se kjo përballje do t’i ndihmoj Kosovës që të përgatitet sa më mirë për Ligën e Kombeve, garë që nis në muajin shtator. Kosova të martën prej orës 19:00 përballet në Budapest me Hungarinë, ndeshjen e dytë miqësore të këtij muaji pasi ditë më parë e mposhti Armeninë 1:0 në Yerevan.

Rrahmani mungoi ndaj Armenisë por do të jetë i gatshëm për duelin me Hungarinë. Rrahmani ka vlerësuar lart Hungarinë por ka thënë se Kosova është e gatshme ta dëshmoj veten edhe ndaj një kundërshtari të tillë.

“Ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme për ne, pasi do të na ndihmoj që të përgatitemi për ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe të kuptojmë idetë e trajnerit. Jemi të vetëdijshëm se do të zhvillojmë një ndeshje me një kombëtare shumë të fortë evropiane”, është shprehur Rrahmani. “Trajneri ka kërkuar nga ne që të fitojmë topin sa më afër golit të kundërshtarit, në mënyrë që të kemi sa më shumë mundësi shënimi”.

 

You may also like