Ronela Hajati: Njerëz të sjellshëm dhe gazetarë funny në Barcelonë vs shqiptarë për të cilët jam “lopë” dhe “balenë”

by admin
Spread the love

Ronela Hajati është për momentin në Barcelonë ku do të marrë pjesë në një festë të organizuar në nder të Eurovision-it.

Këngëtarja, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në kompeticionin europian me këngën “Sekret”së fundmi është përballur me një numër të madh komentesh negative për peshën e saj trupore. Sot Ronela reagoi, pas publikimit të videove nga takime, intervista, e të tjera evente në Spanjë.

“Në një anë këtu kemi njerëz që e dinë këngën përmendësh, të sjellshëm, gazetarë shumë funny, të kujdesshëm dhe nga ana tjetër kemi popullin tim shqiptar suportues që janë të gjithë nutricionistë dhe përveçse për ta jam ‘lopë’, balenë’ vazhdojnë me dilemat se si një këngëtare që performon mund të dojë ‘një njeri që lexon”,- shkroi Ronela në Instastory.

Fundi i shkrimit na ktheu pas në kohë, kur e ftuar në Top Show Ronela bëri një batutë, duke u shprehur se nuk ka takuar asnjë djalë që lexon libra dhe kjo për të është shqetësuese. Disa herë këngëtarja është përballur me situata të sikletshme apo komente për shkak të peshës, por gjithmonë e ka trajtuar si kalimtare dhe sipërfaqësore të gjitha./revistawho.com

You may also like