Ronaldo vendos tjetër rekord, pas të tridhjetave numëron 400 gola

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo po vazhdon të shkruaj historinë në botën e futbollit, me portugezin që prej dy dekadash po mahnit me klasin, formën dhe potencialin e tij.

Sot, 38-vjeç dhe shumë kilometra larg Europës, te Al-Nassr në Arabinë Saudite, Cristiano vazhdon të jetojë i lumtur “martesën” e tij me golin, një marrëdhënie kaq e bukur dhe asnjëherë e komplikuar.

Portugezi vazhdon të shënoj rregullisht duke vendosur edhe rekorde dhe nëse flasim gjuhën e statistikave, Ronaldo me finalizimin përballë Al-Khaleej në kampionatin saudit këtë fundjavë, fituesi i 5 “Topave të Artë” ka prekur kuotën e 400 golave pas moshës 30-vjeçare.

Një shifër vërtet mbresëlënse, me numra që ndoshta lojtarë të mëdhenjtë të botës së futbollin nuk I kanë regjistruar gjatë gjithë karrierës së tyre.

Vetëm në këtë sezon të ri, Cristiano ka shënuar 25 gola, duke llogaritur këtu finalizimet me Al-Nassr, por edhe me Portugalinë.

Ish-futbollist i Sportingut, Manchester United, Real Madrid, Juventus është shumë pranë një tjetër limiti, pasi vetëm në rang klubesh, Ronaldo kërkon edhe 8 ndeshje për të plotësuar mozaikun me 1000 takime në karrierën e tij, ndërsa ka koleksionuar 736 gola./ Shqip


Top Channel

You may also like