Ronaldo sonte luan ndaj Sllovenisë, kërkon të thellojë rekordet e tij

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo është rikthyer në dispozicion të Portugalisë, pasi trajneri Roberto Martinez e lejoi të pushonte në fitoren 5-2 kundër Suedisë.

Sulmuesit të Al-Nasr ju lejuan disa ditë më shumë pushimi pas angazhimeve të tij në kampionatin e Arabisë Saudite. Por pas pushimit, kapiteni 39- vjeçar, i cili është lojtari me më shumë prezenca në histori me një kombëtare (205) dhe me më shumë gola (128), do të kërkojë sot në Lubjanë që të thellojë rekordet e tij.

Këto janë minutat e fundit të miqësoreve përpara se sulmuesi portugez të marrë ftesën nga Roberto Martinez për të shkuar ndoshta në turneun e fundit, Europianin në Gjermani, ku luzitanët do të përballen në grup me Republikën Çeke, Turqinë dhe fituesit e një nga “play-off”-eve.

You may also like