“Ronaldo na ndryshoi atmosferën”, Solskjaer: Rikthimi në Manchester ishte gabim, nisi të ankohej

by admin
Spread the love

Ish-trajneri i Manchester United nga viti 2018 deri në vitin 2021, Ole Gunnar Solskjaer është rikthyer të flasë për transferimin e Cristiano Ronaldos nga Juventus.

Sipas teknikut norvegjez, kjo ishte një lëvizje e gabuar e drejtuesve të klubit me Solskjaer që zbulon se Ronaldo ndikoi në atmosferën e skuadrës. Ish-trajneri i United shtoi se ekipi ndryshoi mënyrën e lojës në fushë për t’iu përshtatur CR7.

“Cristiano është një lojtar i ndryshëm nga Rashford, Martial, Cavani apo Greenëood. Ai që e vuajti më shumë transferimin e Ronaldos ishte Cavani. Duhej të luanim në një mënyrë tjetër dhe ia komunikuam Cavanit se gjithçka kishte ndryshuar. Ronaldo nuk ishte një problem kur ne e kishim kontrollin e topit.

Por, e dinim se nuk mund të mbështeteshim te ai kur kundërshtari luante topin ndaj na u desh të ndryshonim disa aspekte. Para se të vinte Ronaldo ishim një nga skuadrat që bënim më shumë presion.

Mendoj se transferimi i Ronaldos ishte më shumë për çështje pasioni, se sa logjike. Megjithatë, u mendua se një profesionit si Ronaldo do të ndikonte për mirë te Rashford, Greenëood apo Martial. Por, nuk shkoi kështu.

Nuk ishte e lehtë ta menaxhoje. Kur mbërriti më tha që ta aktivizoja për tre ndeshje me radhë dhe në ndeshjen e katërt ta ulja në stol. Kur e ula në ndeshjen e katërt nisi të ankohej. E jeton futbollin në një mënyrë shumë pasionale”, u shpreh Solskjaer./ Super Sport


Top Channel

You may also like