Ronaldo, lojtari që është ofenduar më shumë në rrjet në Angli

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Cristiano Ronaldo dhe Harry Maguire kanë qenë dy shënjestrat kryesore të fyerjeve në Twitter sipas një studimi të bërë nga “Ofcom” (autoriteti rregullues i telekomunikimit në Mbretërinë e Bashkuar) dhe që është transmetuar në BBC.

Dy lojtarët e Manchester United nuk janë të vetmit nga skuadra e tyre që kanë qenë në shënjestrën e tifozëve, sepse gjysma e ofendimeve të bëra gjatë sezonit të fundit u janë drejtuar vetëm 12 lojtarëve, 8 prej të cilëve aktivizohen me United.

“Cicërimat” ofenduese kanë kulmuar në ditën që Cristiano Ronaldo u kthye te Manchester United. Portugezi është përmendur atë ditë në 90% të të gjithë “tweet” drejtuar lojtarëve të Premier League dhe në 97% të “cicërimave” ofenduese. / Oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook

You may also like