Ronaldo është futbollisti që ka humbur më së shumti raste shënimi në Arabinë Saudite

by admin
Spread the love

Superylli i Al Nassr, Cristiano Ronaldo vazhdon të shënojë shpesh, edhe në moshën 39-vjeçare.

Që kur u transferua në kampionatin e Arabisë Saudite, portugezi ka shënuar 44 gola dhe 13 asistime në 52 ndeshje në të gjitha garat.

Ai shënon shumë, por edhe gabon mjaft shpesh. Aq shpesh sa Cristiano Ronaldo është futbollisti që humbet më shumë raste shënimi në Arabi, sipas portalit “Sofascore”.

Sipas faqes së specializuar, ish-lojtari i Real Madrid, Manchester United dhe Juventus ka humbur 20 shanse këtë sezon.

Pas Ronaldos në listë është sulmuesi serb i Al Hilal, Aleksandar Mitrovic me 19. Pas tij, në vendin e tretë është Moussa Dembele me 15 raste të humbura.

/GazetaBlic Sport

You may also like