Ronaldo: Dua të vazhdoj edhe për 4-5 vite, Manchester United shtëpia ime

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“E di që nuk më mbeten edhe shumë vite për të luajtur, 4 ose ndoshta 5. Të shohim, sepse dua që të fitoj akoma. Duhet të jesh i zgjuar dhe të kuptosh që nuk është njësoj në moshën 18 apo 25 vjeç dhe në moshën 35-vjeçare.

Kjo quhet pjekuri, eksperiencë dhe zgjuarsi për të kuptuar se humbet disa gjëra për të fituar të tjera dhe ke ekuilibrin e duhur për të vazhduar për të garuar si protagonist në nivelet më të larta”, ka thënë Cristiano Ronaldo në një intervistë për “Dazn”.

“Vit pas viti tregoj se numrat flasin vetë. Nuk është nevoja të thuash që jam i zoti, sepse e tregojnë shifrat. Faktet janë fakte, të tjerat jo.

Jam i kënaqur me formën time, po shënoj gola, ndihmoj shokët, skuadrën, si në kombëtare edhe tek Manchester United dhe prandaj dua që të vazhdoj kështu”, ka shtuar sulmuesi portugez.

CR7 ka treguar edhe arsyet pse vendosi që të kthehej tek United: “Doja ti tregoja vetes se isha akoma në gjendje të luaja në nivele të larta. Mendoj se nuk zhgënjeva: ndoshta njerëzit prisnin një tjetër Cristiano, por jo unë.

Jam këtu, po shënoj gola, veçanërisht në Champions, ku kam shënuar thuajse në çdo ndeshje që kam luajtur. Ndihem mirë dhe ishte një ndryshim i bukur rikthimi në shtëpi pas kaq vitesh. Ardhja nga Sportingu në Manchester më ndryshoi jetën.

Tani rikthehem këtu në moshën 36-vjeçare dhe ky ishte një tjetër moment shumë i bukur i jetës sime, u ktheva si baba, me shumë fëmijë, pasi kisha fituar shumë. Kam shkruar një faqe në historinë e futbollit”, ka thënë mes të tjerash Ronaldo. / Oversport.tv

Foto: Manchester United Twitter

You may also like