Romë tjetër në Serie A, përmbys Salernitanën dhe nuk e ndal marshimin

by admin
Spread the love

Roma triumfoi me përmbysje kundër Salernitana me rezultatin 2-1 dhe regjistron kështu duelin e dhjetë në Serie A që nuk njeh humbje. Skuadra e Mourinho nuk e pati të lehtë sot, edhe pse luante kundër vendit të fundit që e ka marrë rrugën për në Serie B.

Roma u mundua të shënonte që në fillim dhe lojtari më i rrezikshëm ishte Mkhitaryan. Armeni provoi në dy raste në 20 minutat e para. Herën e parë e ndali portieri i Salernitana, ndërsa më pas e çoi pranë shtyllës pingule.

Nga ana tjetër edhe miqtë nuk qëndruan duarkryq dhe sinjalin e parë e dha Larurenco, me një tentativë në hyrje të zonës që u devijua nga Rui Patricio. Portugezi u dorëzua në minutën e 22-të, kur Radovanovic lëshoi një silurë dhe topi u ndal në rrjetë.

Festë e madhe prej golit të derbit, ndërsa më pas u desh dy herë ndihma e VAR për penallti në favor të Romës. Asnjëra prej tyre nuk ishte dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Salernitana.

Mourinho bëri lëvizjen e parë, duke larguar Kumbullën që ishte ndëshkuar me karton të verdhë dhe në vend të tij u aktivizua Nicolo Zaniolo. Italiani ishte mjaft aktiv dhe në tre raste iu afrua golit të barazimit, sikurse edhe Afena-Gyan në minutën e 60-të.

Ganezi me kokë e ccoi topin ngjitur me shtyllën, duke shkaktuar drithërima te Salernitana. Miqtë më pas rrezikuan me Kostanos, i cili u ndal nga portieri Rui Petricio. Roma vijoi të këmbëngulte për të shënuar golin e barazimit dhe ia doli në minutën e 82-të me një “predhë” të Carles Perez.

Tre minuta më pas “Olimpico” shpërtheu në festë, pasi Smalling realizoi brenda zone pas një krosimi. në shtesë Zaniolo kishte mundësinë të realizonte edhe golin e tretë, por topi qethi traversën dhe përfundoi jashtë. Gjithsesi Roma fitoi dhe mori tre pikë që e ngjitin sërish në vendin e pestë, para Lazios.

SERIE A – JAVA 32
Roma-Salernitana 2-1
Shënues:
Perez 82’, Smalling 85’ / Radovanovic 22’

You may also like