ROMË – Papa Françesku: Të ndalen armët në Lindjen e Mesme, nuk do të sjellin kurrë paqe

by admin
Spread the love

ROMË, 12 nëntor /ATSH-ANSA/ – Ndaloni armët, ato nuk do të sjellin kurrë paqe, tha sot papa Françesku në një thirrje për luftën në Lindjen e Mesme.

“Të plagosurit në Gaza duhen ndihmuar menjëherë, duhet të mbrohen civilët, të dërgohen shumë më tepër ndihma humanitare për atë popullatë të rraskapitur, duhet të lirohen pengjet, mes të cilëve ka shumë të moshuar dhe fëmijë’, shtoi apa Françesku.

“Çdo qenie njerëzore, qoftë i krishterë, hebre, mysliman, i çdo populli dhe feje, çdo qenie njerëzore është e shenjtë, e çmuar në sytë e Zotit, dhe ka të drejtë të jetojë në paqe”, shtoi ai.

“Çdo ditë mendimet tona janë për situatën e rëndë në Izrael dhe Palestinë. Jemi pranë të gjithë atyre që vuajnë, palestinezëve dhe izraelitëve. I përqafoj në këtë moment të errët. Dhe unë lutem shumë për ta”, tha papa Françesku.

“Të mos e humbim shpresën. Le të lutemi, të punojmë pa u lodhur që ndjenja e njerëzimit të mbizotërojë mbi ngurtësinë e zemrave”, tha papa. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like