ROME- Italia konfirmon sekuestrimin e një tjetër jahti që i përket oligarkut rus

by admin
Spread the love



ROME, 5 mars /ATSH-DPA/- Qeveria italiane konfirmoi sekuestrimin e një jahti që i përkiste një oligarku rus në portin e Sanremos në Italinë veriperëndimore.
Autoritetet kapën varkën luksoze të premten. Jahti i quajtur “Lena”, thuhet se kap vlerën e rreth 50 milionë euro (55 milionë dollarë).

Pronari 69-vjeçar rus është ndër emrat në listën e sanksioneve të BE-së të hartuar si reagim ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe thuhet se është ”një njohës dhe aleat i vjetër i presidentit rus Vladimir Putin”.

Qeveria ka konfirmuar edhe sekuestrimin e jahtit “Lady M”, me vlerë afërsisht 65 milionë euro, në portin e Imperias. Në listën e sanksioneve është edhe pronari i saj 56 vjeçar.

Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, Guardia di Finanza ka sekuestruar edhe një vilë të oligarkut rus Alisher Usmanov në veri të Sardenjës.

Usmanov zotëron gjithashtu një pronë në liqenin Tegern në Bavari. Ministri i Jashtëm italian Luigi di Maio tha në një transmetim në kanalin televiziv italian Tg2 Post se Italia planifikon të ngrijë 140 milionë euro asete që i përkasin oligarkëve rusë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKIEV- Ukraina: Mbi 10 mijë ushtarë rusë të vrarë në luftë
Artikulli tjetërUASHINGTON – BBC pezullon përkohësisht punën në Rusi


You may also like