Romanca mes Shakirës dhe yllit të NBA – Shqip

by admin
Spread the love

Pas Tom Cruice dhe pilotit të Formula 1 Lewis Hamilton, Shakia përflitet se është në një romancë me yllin e NBA, Jimmy Butler. Gazeta britanike Daily Mail e cila citon një burim pranë çiftit thotë se këngëtarja nuk shqetësohet për diferencën 13-vjeçare me Butler.

“Ata kanë dalë disa herë, por është shumë herët për të thënë nëse raporti mes tyre do të zgjasë. Jimmy e bën Shakirën të buzëqeshë dhe ajo ndihet e lumtur duke kaluar kohë me të”, thonë burime pranë dyshes.

Sipas revistës amerikane US Weekly djemtë e këngëtares, Milan, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë vjeç janë fansa të basketbollistit të njohur.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që këngëtarja shfaq interes për një mashkull që është disa vite më i vogël se ajo. Këngëtarja ka qënë në një romancë të gjatë me ish-partnerin Gerard Pique me të cilën pati një diferencë në moshë prej 10 vitesh.

Klan News

You may also like