Roma prezanton trajnerin e ri

by admin
Spread the love

Daniele De Rossi është zyrtarisht trajneri i ri i Romës, i cili vjen për të zëvendësuar Zhoze Murinjon.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi verdhekuq me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke zyrtarizuar ish-mesfushorin e njohur deri në fund të sezonit.

“Ne jemi të lumtur që mund t’ia dorëzojmë rolin menaxherial të AS Roma Daniele De Rosit, pasi mendojmë se lidershipi dhe ambicia që e kanë përcaktuar gjithmonë atë mund të jenë vendimtare në arritjen e objektivave të ekipit deri në fund të sezonit.

Ne ishim të vetëdijshëm për lidhjen e pathyeshme të Daniele me klubin, por entuziazmi i tij për pranimin e pozicionit për muajt e ardhshëm na bindi edhe më shumë për aftësinë e tij për të qenë një udhërrëfyes për lojtarët dhe një përfaqësues krenar i vlerave të klubit. Mirë se erdhe në shtëpi, Daniele”, u shprehën drejtuesit e klubit.

Paraardhësi i tij, Zhoze Murinjo, u shkarkua vetëm disa orë më parë, pasi rezultatet e fundit ishin zhgënjyese dhe humbja e fundit me Milanin rezultoi fatale për portugezin.

You may also like