Roma ofron Kumbullën për një serb, “tundohet” klubi i Serie A

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Na ndajnë edhe pak ditë nga starti i merkatos së dimrit me klubet që tashmë kanë nisur të ideojnë lëvizjet e para për të rregulluar difektet e hasura në pjesën e parë të sezonit.

Në Itali, Roma është e interesuar për shërbimet e lojtarit të Torinos, Sasa Lukic.

Mesfushori që ishte pjesë e Serbisë në Botërorin e Katarit, i tërheq drejtuesit verdhekuq për të përforcuar një repart që ka pasur probleme. Ndërkohë, siç raporton “Tuttosport” për të kënaqur Torinon, Roma ofron shërbimet e Marash Kumbullës teksa futbollisti i kombëtares nuk ia doli të fitojë besimin e trajnerit Jose Mourinho dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon në pankinë.

Torino nuk është kundër idesë së shkëmbimit, por kërkon që të ketë të drejtën për të blerë përfundimisht kartonin e Kumbullës teksa pretendon edhe 15 milionë euro për Lukic. Mbetet për t’u parë tashmë se si do të pritet nga drejtuesit verdhekuq kjo kundërofertë e Torinos, teksa e ardhmja e Kumbullës mbetet ende në “ajër”.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like