Roma “fluturon” me De Rossin, Cagliari i pafuqishëm në “Olimpico”

by admin
Spread the love

Tri fitore radhazi për Romën në Serinë A pas largimit të Jose Mourinhos.

Duket sikur skuadra verdhekuqe është “çliruar” me ndryshimin në stol, çka po reflektohet me rezultate pozitive në fushën e gjelbër.

“Viktima” e radhës e Romës ishte Cagliari, që pësoi plot katër gola në “Olimpico”. E realizoi të parin Lorenzo Pellegrini sapo nisi minuta e dytë. Goli i kapitenit rezulton të jetë më i shpejti në këtë sezon në Serinë A.

Në të 23-tën vjen goli i dytë, i shënuar nga Dybala, i asistuar nga Pellegrini.

Në fillim të pjesës së dytë, Dybala realizon të dytin personal në këtë ndeshje me 11-metërsh.

Golin e rezultatit përfundimtar 4-0 e shënoi Huijsen në të 59-tën.

Roma më këtë fitore i afrohet zonës Champions, ndërsa Bologna e vendit të pestë ka vetëm një pikë më shumë./ Super Sport


Top Channel

You may also like