Roma e “copëtuar” drejt transfertës së Bologna-s, Mourinho shpreson te pikët, pa një sërë titullarësh

by admin
Spread the love

Nuk mund të quhet kurrësesi një përballje e lehtë. Roma e Jose Mourinho do të udhëtojë këtë fundjavë, drejt transfertës së “Stadio Renato Dall’Ara”, ku përballë do të ketë “emilianët” e Bologna-s, të cilët këtë sezon po tregojnë se janë të pathyeshëm në “shtëpi”, teksa kanë arritur të regjistrojnë plot 5 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje.

Përveç efektit fushë, tekniku portugez përballet me djemtë e Thiago Mottas-s, me një sërë mungesash, ku padyshim kryesorët janë dyshja e sulmit, Paulo Dybala e Romelu Lukaku, me “fantazistin” argjentinas, që është i dëmtuar, ndërsa “bomberi” belg u ndëshkua me kartonin e kuq, në përballjen ndaj Fiorentina-s, të dielën e shkuar.

Listës së mungesave i janë shtuar edhe anësori Nicola Zalewski, së bashku me “fantazistin” algjerian, Houssem Aouar, ndërsa në dyshim mbeten sulmuesi iranian, Serdar Azmoun e “pistoni” i krahut të majtë, Leandro Spinazzola, ndërsa prej kohësh të dëmtuar janë Tammy Abraham, Chris Smalling e Marash Kumbulla. /i.m /abcnews.al 

You may also like