Roma dhe Liverpool bëjnë detyrën, Muçi nuk shmang dot disfatën e Legias

by admin
Spread the love

Roma nuk gabon në shtëpi dhe fiton nda Servette me shifrat 4-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin G të Europa League.

Verdhekuqtë nuk e vendosën në diskutim fitoren teksa shënuan në pjesën e parë me Romelu Lukakun ndërsa në fraksionin e dytë erdhën golat e Belottit që shënoi një dygolësh dhe Pellegrinit. Pas këtij trepikëshi, Roma shkon në kuotën e gjashtë pikëve, njëjtë si Slavia e Pragës ndërsa pjesë e grupit janë edhe Servette e Sherffi Tiraspol që mbeten në kuotën e zero pikëve.

Në Grupin E, Liverpool fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Royale Union. Goli i parë u shënua në minutën e 44-të nga ana e Gravenberch ndërsa në fundin e lojës, shënoi Diogo Jota për të mbyllur llogaritë. Pas këtij trepikëshi, The Reds janë në krye të grupit me gjashtë pikë të plota.

Qarabag i Redon Xhixhës fitoi në transfertë ndaj suedezëve të Hacken me shifrat 0-1, teksa ish-sulmuesi i Tiranës nuk u aktivizua dhe ishte në stol përgjatë gjithë takimit.

Sa i takon ndeshjeve në Conference League. Legia e Varshavës u mposht në Holandë nga AZ Alkmaar me shifrat 1-0. Për polakët, Ernest Muçi e nisi nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 62. Sulmuesi dha sinjale pozitive dhe gjallëroi sulmin e Legias, por që nuk mjaftoi për të barazuar ndeshjen.

Nga ana tjetër, Fiorentina barazoi në shtëpi 2-2 ndaj Ferencvaros ndërsa PAOK mposhti 2-1 Eintracht Frankfurt./ Super Sport


Top Channel

You may also like