Rolls-Royce fut klientët e saj në listën e zezë, zbulohet se çka përmban vendimi

by admin
Spread the love

Edhe kompanitë e Rolls-Royce nuk tolerojnë praktika të çuditshme nga klientët e tyre shumë të pasur.

Disa kompani mund të kenë probleme me shitjet e tyre, por Rolls Royce nuk duket se shqetësohet për probleme të tilla. Në vend të kësaj, ajo ka metoda të tjera, të cilat kanë të bëjnë me modelin e saj të parë plotësisht elektrik, Spectre.

Kompania britanike ka njoftuar se do të vendosë në listën e zezë dhe do të ndalojë përjetë çdo klient që blen një Spectre dhe më pas e shet atë për përfitim.

Drejtori menaxhues i kompanisë Torsten Muller-Otvos tha se klientët që e bëjnë këtë “do të futen menjëherë në listën e zezë dhe nuk do të kenë më kurrë mundësinë për të zotëruar një makinë kompanie”.

Dorëzimi i Spectre, i cili kushton mbi 400,000 euro dhe ka një distancë prej 520 km, pritet të fillojë në fund të vitit.

Makina elektrike shumë e bukur ka mbledhur aq shumë porosi sa shefi i kompanisë tashmë po flet për nevojën e rritjes së prodhimit.

Kushdo që dëshiron të porosisë makinën do të duhet të kalojë një proces të plotë verifikimi, duke shtuar se 40% janë blerës të rinj për markën.

Megjithatë, tregtarët dhe shitësit e mëdhenj të kompanisë thonë se vështirë se mund t’i ndalojnë klientët të blejnë veturën.

Paraja ka fuqinë e vet dhe nuk mund t’i ndaloni milionerët dhe biznesmenët e suksesshëm të bëjnë çfarë të duan me makinën që blenë.

/GazetaSinjali/

You may also like