Roja Bregdetare Amerikane monitoron anijen spiune ruse – Shqip

by admin
Spread the love

Një anije ruse spiune po patrullon në brigjet e Hawaiit, por mbetet në ujërat ndërkombëtare për momentin, tha Pentagoni.

Edhe pse shfaqja e një anijeje ruse të vëzhgimit përgjatë bregut amerikan nuk është e pazakontë, ajo ka tërhequr më shumë vëmendje për shkak të tensioneve të rritura midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë mbi agresionin e Moskës në Ukrainë dhe kërcënimeve të fshehta për përdorimin e armëve bërthamore.

Roja Bregdetare e SHBA-së ka ndjekur anijen e vëzhgimit të klasit Cherry, Karelia, e cila ka lundruar pranë Hawaiit gjatë disa javëve të fundit.

“Nuk mund të flas se pse rusët po lundrojnë me anijen tani, është një kohë e pasigurt”, tha zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh.

Ajo tha se roja bregdetare është ende duke monitoruar anijen, e cila ndodhet në ujërat ndërkombëtare.

 “Ne nuk kemi parë ndonjë sjellje joprofesionale dhe presim që rusët të veprojnë në rajon në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha Singh. /tesheshi.com/

You may also like