Roberto Mancini: Po të ishim në “Katar 2022”…

by admin
Spread the love

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ndien keqardhje të madhe edhe tani, pa përfundimit të Botërorit, për mungesën e Italisë së tij në këtë event madhor të futbollit.

Sipas tij, nëse Italia do të ishte kualifikuar në “Katar 2022”, mund ta kishte fituar trofenë.

“Shumë e lehtë për të folur pasi gjithçka ka përfunduar. Isha disi në dyshim, së pari, për Argjentinën, sepse për Messin, më i miri i njëzet viteve të fundit, mbyllja e karrierës pa fituar një Kupë Bote nuk do të ishte e drejtë. Por Italia, kur merr pjesë, është e rrezikshme për këdo. Prandaj kam thënë gjithmonë se synonim të fitonim dhe sot them se mund të kishim luftuar për të fituar Botërorin.”

Pyetjes nëse klubet që kanë pasur me shumë futbollistë pjesëmarrës në Botëror do të vuajnë më shumë formën e tyre për pjesën e mbetur të sezonit, Mancini iu përgjigj:

“Në një Kupë Bote ka gjithmonë presion. Mund të jetë shfajësim për formën e futbollistëve, por është më shumë lodhje psikologjike sesa fizike.”


Top Channel

You may also like