Rivali i Erdoganit: Të gjithë migrantët do t’i dërgoj në shtëpi

by admin
Spread the love

Deklaratën e tij të parë që prej zgjedhjeve të 14 majit, njeriu që kërkon t`i marrë Rexhep Tajip Erdoganit postin e kreut të shtetit, e përdori për të prekur një çështje nevralgjike për vendin.

Kryeopozitari Kemal Kilicdaroglu, premtoi se nëse do të fitojë në balotazhin e 28 majit, do t’i kthejë në vendet e tyre miliona emigrant që ndodhen sot në Turqi.

“Erdogani nuk ka mbrojtur kufijtë dhe nderin e shtetit. Ai ka sjellë qëllimisht këtu më shumë se 10 milionë refugjatë. Në momentin që unë do të marr pushtetin, do t`i dërgoj të gjithë në shtëpi”, u shpreh Kilicdaroglu.

Në raundin e pare të zgjedhjeve, edhe pse Erdogani rezultoi përpara me votat, asnjëri nga kandidatët nuk arriti të kapërcente pragun e 50 përqindëshit të nevojshëm për të siguruar poltronën e presidentit.

Megjithatë, performanca e Kilicdaroglut konsiderohet më e mira e një kandidati opozitar, përgjatë dy dekadave të fundit. Ai ka nisur nga puna për të afruar sa më shumë votues e pritet të takohet me Sinan Oganin, figurë e të djathtës ekstreme, i cili fitoi 5.2 për qind të votave, në garën për president.

Ogan ka deklaruar se do të mbështesë vetëm kandidatin që merret me çështjen e emigrantëve dhe lufton “terrorizmin” , duke iu referuar këtu militantëve kurdë.


Top Channel

You may also like