Rivalë në Europian, Açerbi: Asllani është i shkëlqyer dhe me potencial

by admin
Spread the love

I intervistuar nga “Che fatica fa la vita del bomber” Françesko Açerbi ka analizuar jo vetëm Kristjan Asllanin si shokun e tij të skuadrës (rival me Shqipërinë në Europian), por edhe rivalët e ardhshëm të tij, Alvaro Moratën që do ta ndeshë si me Atletikon e Madridit në Ligën e Kampioneve dhe me Spanjën në Europian. Po ashtu, edhe yllin e Realit të Madridit dhe Kroacisë, Luka Modriç, me të cilin do të përballet në Gjermani.

Kristjan Asllani dhe Françesko Açerbi gjatë miqësores Shqipëri-Itali 1-3, të 16 nëntorit 2022

ASLLANI – “Asllani? Aslla është i bezdisshëm në mes. Është bukur të takosh atë në Europian, ashtu si do të jetë bukur të takoj edhe Brozoviçin me Kroacinë. Kristjan është një lojtar i shkëlqyer, ai duhet të përmirësojë sensin e tij, i ka të gjitha cilësitë për t’u rritur dhe ai e di shumë mirë. Duhet të bëjë karrierën e tij sepse ka potencial të rëndësishëm, por varet nga ai. Jam i lumtur që në Europian do të takoj njerëz me të cilët luaj gjatë gjithë vitit në sfida shumë të rëndësishme. Pastaj, ndoshta as nuk i përshëndes (qesh), bëj shaka”.

MORATA – “Ai është një lojtar i fortë, po bën mirë, ka qenë në ekipe të forta, ndoshta në më të fortat në Europë. Është shumë bujar, shënon edhe gola, punon për ekipin dhe është shumë i fortë. Është dikush që na ka shënuar, prandaj duhet ta markojmë mirë”

MODRIÇ – “Modriç skarco? Në çfarë? Në “play station” ndoshta. Ai është një lojtar i madh, është një fenomen. Në moshën 38-vjeçare është akoma më i mirë se shumë të tjerë dhe ende bën diferencën kur luan”.

NISLI GJINI-PANORAMASPORT.AL

You may also like