Rita Ora shprehet krenare që është lindur në Prishtinë – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në mbarë botën është publikuar harta interaktive, e cila zbulon vendlindjet e të famshmëve në mbarë globin.

Kjo hartë e quajtur Tjukanovt Github, shfaq emrat e njerëzve të famshëm në qytete e tyre përkatëse të lindjes.Prishtina është karakterizuar me këngëtaren e shqiptare me famë botërore, Rita Ora

Rita është lindur në kryeqytetin kosovar më 26 nëntor të vitit 1991, si fëmija i dytë i prindërve Besnik dhe Vera Sahatçiu./Botapress.info/

Duke u shprehur krenare për prejardhjen e saj, Rita ndau me 16.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram një pamje të hartës së Kosovës në Tjukanoft, ku theksohet Prishtina si vendlindja e saj.

Rita përndryshe ishte vetëm një vjeçare kur familja e saj u shpërngul në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Në moshën 21-vjeçare ajo nisi rrugëtimin e saj artistik, duke u bërë një emër mbarë-popullor me debutimin e saj të fuqishëm në tregun internacional, aso kohe me hitin ”Hot Right Now”./Botapress.info/

You may also like