Rita një damë e vërtetë në të gjelbër krah bashkëshortit në rrugët e Venedikut

by admin
Spread the love

 

 

Rita Ora pa dyshim që kohëve të fundit ka marrë epitetin e një ikone të modës, pasi ajo sërish arriti që të marrë vëmendjen e të gjithëve me veshjen në një paraqitje të fundit.

E njohur për veshjet e saj të guximshme në skenë, 32-vjeçarja guxoi edhe një herë tjetër me pamjen e saj gjatë një dite në shtetin italian, shkruan Metro UK.

Interpretuesja e hitit “Don’t Think twice” dukej elegante në të gjelbër teksa shëtiti nëpër Venededik gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në krahun e bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi, 48 vjeç.

Foto: Splash News

Ajo mahniti kalimtarët me veshjen, të përbërë nga një kostum prej dantelle me një fund të tejdukshëm, një sako të mrekullueshme të qafës së zhveshur dhe kapelën më të madhe dhe më elegante që kemi parë ndonjëherë.

Ndërkohë bashkëshorti i saj, i njohur për regjinë e filmit “What We Do In The Shadows” kishte veshur një këmishë të bardhë të pastër dhe disa syze të stilit ‘aviatori’.

Foto: Splash News

Dyshja u martuan në fshehtësi vitin e kaluar dhe vetëm në gusht të këtij viti, ata zbuluan fotografitë nga dita e tyre e madhe e celebrimit.

Rita dhe Taika u panë gjithashtu duke mbërritur me varkë javën e kaluar në provat e koncertit të gala-mbrëmjes AmfAR Gala.

Duke u zhvilluar të dielën e kaluar, AmfAR e Festivalit të Filmit të Venecias ndihmon në mbledhjen e parave për kërkimet shkencore dhe parandalimin e SIDA-s dhe HIV-it.

Foto: Splash News

Me këtë rast, Rita dukej si një mbretëreshë e veshur me një fustan të bardhë gjysmë të tejdukshëm, ndërsa vendasi i Zelandës së Re kishte veshur një këmishë të bardhë, pantallona ngjyrë deti dhe një xhaketë të ngjashme.

Këngëtarja e hitit “Let You Love Me” i dha bashkëshortit të saj një puthje pasionante në varkë dhe duket se janë ende në një fazë të lavdishme të muajit të mjaltit të marrëdhënies së tyre.

Foto: Splash News

Rita këtë vit ka shijuar suksese të shumta, ku ndër to vlen të permendet edhe publikimi i albumit të saj të tretë në karrierë, “You & I”, i cili rezultoi mjaft i suksesshëm.

You may also like