Risi në Kategorinë e Parë, implementohet sistemi “VAR” në këtë edicion

by admin
Spread the love

Sistemi “VAR” është tashmë një realitet i futbollit botëror, si dhe atij shqiptar.

Teknologjia u vjen në ndihmë gjyqtarëve për të minimizuar gabimet gjatë ndeshjeve, duke ndërhyrë në episode më delikate, si verifikimi i golave, ndërhyrjeve të ndëshkueshme me karton të kuq si dhe faulleve brenda zonës së rreptësisë.

Nga sezoni 2021-2022 VAR është aplikuar në elitën e futbollit shqiptar, por tashmë është marrë vendimi që teknologjia të aplikohet dhe në nivelin e dytë të futbollit në vend, e thënë ndryshe në Kategorinë e Parë. Fillimisht do të aplikohet në disa ndeshje, duke nisur që nga gjysma e dytë e këtij edicioni, raporton Supersport.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit që përmes një njoftimi zyrtar ka konfirmuar se shumë shpejt dhe në Kategorinë e Parë gjyqtarët do të kenë ndihmën e teknologjisë. Një ndryshim që do të përmirësojë nivelin e gjykimit dhe në nivelin e dytë të futbollit në Shqipëri, teksa VAR aplikohet në pjesën më të madhe të botës dhe konsiderohet si një nga mekanizmat që ka sjellë një epokë të re në sportin më të dashur në botë.


Top Channel

You may also like