Rinovoi para disa ditësh, kapiteni i bardhebluve tundohet nga oferta rumune

by admin
Spread the love

Tirana po shkon drejt titullit të 26-të në histori, por duket se një lojtar i rëndësishëm i bardhebluve mund të largohet nga skuadra pas përfundimit të kampionatit.

Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, në klubin kryeqytetas ka ardhur një ofertë zyrtare për Erjon Hoxhallarin nga një skuadër rumune.

Ndonëse nuk ka akoma asgjë zyrtare, flitet se skuadra e interesuar është UTA Arad, skuadër në të cilën aktivizohet edhe Idriz Batha.

Kapiteni ka rinovuar me Tiranën vetëm para pak ditëve, por një eksperiencë jashtë vendit tundon çdo lojtar të Superiores. / Oversport.tv

Foto: KF Tirana Facebook

You may also like